Nuk ka më dyshime, Nendim Bajrami është zyrtarisht kuqezi. Futbollisti 22-vjeçar është pajisur me pasaportën shqiptare, teksa është bashkuar me Kombëtaren, në Barcelonë, ku Shqipëria do të përgatitet për sfidën eliminatore të Botërorit.
Në një foto të publikuar së fundmi, duket Bajramit teksa shfaqet duke mbajtur në dorë pasaportën shqiptare, i shoqëruar nga të afërmit e tij. Vlen të theksohet se Bajrami është 22-vjeç, ka lindur në Tetovë dhe është pjesë e Empolit në Serinë B.