Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dhuruar Forcave të Armatosura shqiptare 29 automjete ushtarake të lëvizshmërisë së lartë, të tipit “Humvee”.
Në një njoftim në faqen zyrtare, Ambasada shkruan se këto automjete të reja do të përmirësojnë menjëherë aftësitë e forcave tokësore shqiptare në një moment kritik. Dhurimi vjen në fund të përgatiteve të ngjarjes historike “Defender 21”.
Shkrimi i Ambasadës:
Jemi këtu për të festuar dorëzimin e 29 Automjeteve Ushtarake të Lëvizshmërisë së Lartë, ose “Humvee”, për Forcat e Armatosura Shqiptare. Këto automjete të reja do të përmirësojnë menjëherë aftësitë e forcave tokësore shqiptare në një moment kritik… Ky dhurim është gjithashtu vendimtar, sepse jemi në përgatitjet e fundit për një ngjarje historike – Stërvitja “Defender 21”. “Defender 21” është një stërvitje ushtarake shumëkombëshe, e cila do të ndodhë në Shqipëri këtë verë dhe Shqipëria është zgjedhur për të mikpritur një aspekt të rëndësishëm të stërvitjes. Kjo do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake ndonjëherë në Evropën Juglindore dhe sigurisht do të tregojë rëndësinë e Shqipërisë në rajon. Në mënyrë të veçantë, presim me kënaqësi t’i shohim këto automjete të marrin pjesë në këtë ngjarje premierë trajnimi.” Ambasadorja Yuri Kim në ceremoninë për dhurimin e mjeteve Humvee për Forcat e Armatosura Shqiptare. Lexoni fjalën e plotë të Ambasadores