Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn njoftoi të enjten se vendi i tij do të angazhohej në diskutime me Rusinë për një blerje eventuale të vaksinës së koronavirusit Sputnik V.
Vaksina aktualisht është nën rishikim nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
“Unë i shpjegova në emër të Gjermanisë Këshillit të Ministrave të Shëndetësisë të BE, që ne do të diskutonim dypalëshe me Rusinë, së pari për të ditur se kur dhe cilat sasi mund të dorëzohen,”– i tha ministri stacionit rajonal të radios WDR.
Sipas Euronews, Spahn tha se Komisioni Evropian kishte njoftuar të Mërkurën se nuk do të negocionte në emër të 27 vendeve anëtare për të blerë vaksinën Sputnik V si bllok.
Vaksina ruse është regjistruar tashmë në 59 vende por nuk ka marrë ende dritën jeshile nga rregullatorët e ilaçeve të BE-së. Vaksina është 91,6% efektive, sipas rezultateve të provës klinike të Fazës III të botuara në Lancet. Efektet anësore më të zakonshme ishin sëmundja e ngjashme me gripin, reagimet në vendin e injeksionit, dhimbja e kokës dhe mungesa e energjisë.
Njoftimi i Spahn vjen pasi shteti gjerman i Bavarisë negocioi një “kontratë paraprake” për të marrë 2.5 milion doza të vaksinës ruse COVID-19 Sputnik V, sipas udhëheqësit rajonal. Përhapja e vaksinimeve të BE-së është kritikuar për të qenë shumë e ngadaltë dhe disa shtete anëtare kanë thënë se ata potencialisht do të blinin vaksinën ruse.
Aktualisht, Hungaria është i vetmi shtet anëtar i BE-së që administron vaksinën. Vendet e BE janë nën presion për të vaksinuar më shumë nga popullatat e tyre.
Mesatarisht, vendet e BE-së kanë dhënë dozën e parë të vaksinës së koronavirusit në 15% të popullsisë së tyre të rritur në BE ndërsa më shumë se 60% e të rriturve në MB kanë marrë dozën e parë dhe mbi 40% të të rriturve në SH.B.A. dozën e tyre të parë.