Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për të siguruar një paqe të qëndrueshme përmes bisedimeve Kosovë-Serbi, me një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, që ka në thelb njohjen e ndërsjellë.
Këto komente janë pjesë një letre me të cilën presidenti Biden përgëzoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e zgjedhjes në këtë post.
Në letrën e shpërndarë nga zyra e zonjës Osmani thuhet se “normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është thelbësor që Kosova të realizojë potencialin e saj dhe të integrohet plotësisht në institucionet Euro-Atlantike”. Ne letër nënvizohet se përmbushja e këtij qëllimi “do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromise të vështira gjatë rrugës dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë partneri i Kosovës në çdo hap”.
I received a congratulatory letter from our dear friend & long-term ally @POTUS Joe Biden who expressed his support for our beloved Republic, a commitment to working with us to ensure progress for 🇽🇰 & a willingness to look at ways to support our fight against COVID-19. 1/2 pic.twitter.com/jz2YahQAOL
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 20, 2021
Mes tjerash presidenti Biden i është referuar një letre të presidentes Osmani për nevojat që Kosova ka për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19.
Aty thuhet se Shtetet e Bashkuara kanë ndarë 4 miliardë dollarë ndihma nëpërmjet programit COVAX për të mbështetur vendet në nevojë për vaksina në mesin e të cilëve ka përfituar edhe Kosova. Presidenti Biden shkroi se derisa Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e ndarjes së vaksinave me vendet tjera, duke nënvizuar se ekipi i tij do të mbetët në kontakt për të gjitha këto zhvillime.
Kosova mbetet vendi i fundit në rajon me numrin e të vaksinuarve. Në fund të muajit të kaluar Kosova mori 24 mijë doza në kuadër të programit COVAX nga rreth 100 mijë sa i janë premtuar.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bëri të ditur sot përmes faqes së saj në Twitter se “95 mijë doza të vaksinave të financuara nga Bashkimi Evropian do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit”.
Stojimo uz naše partnere na Zapadnom Balkanu, kao što sam rekla @albinkurti
95.000 doza vakcina koje je finansirala EU stići će na Kosovo od maja do kraja avgusta 🇽🇰
U ovome smo zajedno.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 20, 2021