Kreu i PD-së Lulzim Basha ka votuar sot në orën 08:59 minuta në çerdhen numër 13, në njësinë 8 në kryeqytet me votues për herë të parë. Basha është paraqitur disa minuta para orës 09:00 dhe ka pritur radhën për të hedhur votën e tij.
Më pas është identifikuar dhe regjistruar nga komisionerët. Teksa ka hedhur votën në kuti, Basha ka përshëndetur me dy gishta.
Vlen të shënohet se edhe një herë zoti Basha u paraqit i vetëm në qendrën e votimit, pasi zonja Basha nuk ka të drejtë vote pasi është shtetase holandeze prej disa vitesh.
Basha deklaroi se sot duhet votuar masivisht dhe se është një ditë e bukur për të votuar.