Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ndodhet në qytetin e Shkodrës ku edhe po ndjek nga afër procesin zgjedhor.
Një deklaratë për mediat pasi ishte në qendrën e votimit të ngritur në shkollën e mesme të qytetit “28 nëntori, ambasadorja deklaroi se pashë një moment që identifikimi biometrik nuk funksionoi, por menjëherë hyri në punë plani B.
“Shpresojmë që çdo qytetar shqiptar do shkojë të votojë i lirë. Kjo është dita juaj.
“SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat, por të gjithë shqiptarët. Shpresojmë që çdo qytetar të shkojë i lirë për të votuar dhe larg çdo lloj ndërhyrje. Kjo është dita juaj”,ishte mesazhi i shkurter i ambasadores.