VIDEO/ “Në Shqipëri shoh Evropën e Re”-Mohamed Alabbar intervistë për CNN: Porti i Durrësit do të jetë më i madh në Adriatik

Mohamed Alabbar, themeluesi i kompanisë EMAAR ka folur në një intervistë për CNN ku flet për investimin prej 2 miliardë euro që do të zhvillojë në Portin e Durrësit. Në intervistën me CNN, Alabbar thotë se Shqipëria është “Evropa e re”. Ai e quan ëndërr investimin në portin e Durrësit dhe thotë se treguesit e deritanishëm janë pozitivë.

Investimi i parashikuar në Portin e Durrësit, parashikon rijetëzimin dhe transformimin e Portit të Durrësit në një port turistik, i cili do të ketë marinë detare dhe vend për jahte, një terminal parasgjerësh dhe ndërtesa tregtare. Punimet pritet të nisin shumë shpejt dhe do të përfundojnë brenda 6 vitesh.

INTERVISTA E PLOTË E ALABAR: 


Mohamed Alabbar: Europa e Re më tërheq shumë por te Shqipëria unë e shoh se ç’po ndodh me qeverinë sa fort po përpiqet që ta çojë vendin përpara dhe dua të bëhem i pari që shkoj atje. Të gjithë indikatorët janë atje, turizmi, ti mund të gjesh një vijë bregdetare të mrekullueshme.

Ti po thua se je i tërhequr nga Europa e Re dhe të gjithë u surprizuan kur Emiratet e Bashkuara Arabe bëri një investim madhështor në Serbi në Beograd dhe funksionoi, dhe kjo është investimi i dytë që do bëni, kështu e shihni?

Po, dhe që atëherë kam qenë nëpër të gjitha këto vende, ka rritje të madhe ekonomike, fuqi punëtore të mrekullueshme, qeveritë punojnë natë e ditë që të bëhen pjesë e Evropës së Vërtetë.

Pra, ti sheh që Shqipëria ka reputacion të keq për korrupsion, trafik qeniesh njerëzore, trafik droge, kjo nuk të shqetëson?

Jo, fatkeqësisht Shqipëria i kishte në të shkuarën për shkak të qeverisjes në vitet 90 dhe ata largohen prej asaj. Por mendoj se janë atje. Të gjithë indikatorët janë pozitivë. Prandaj jam duke bërë një projekt të këtyre përmasave dhe jam i lumtur që jam i pari.

Është interesante sepse ata pësuan një tërmet shkatërrues në 2019 që përfshinë edhe zonën përreth portit. Mendoni se kjo është një mundësi për të rindërtuar vendin?

Sigurisht, që rindërtimi është duke u zhvilluar dhe ne shpresojmë të kontribuojmë jo vetëm në rindërtim po të vendosim Shqipërinë në hartë, të ftojmë investitorë të tjerë bashkë me ne. Duam të kontribuojmë dhe të bëhem qytetarë të mirë, të theksojmë rëndësinë e këtij vendi, të qeverisë të njerëzve.

Ky është një investim i madh disa mijëra metra katrorë, do ketë apartamente hotele, ky model nga Dubai, a mund të transferohet në një vend tjetër si Shqipëria?

Unë e kam bërë në disa vende të tjera por i fundit ishte në Serbi ku duhet të mbulohej stacioni i trenit, bëra të njëjtin në disa vende të tjera. Unë besoj se nëse i bën gjerat me të mirë, ti duhet të kesh partnerët e duhur. Të ndërtosh marinën më të madhe në Adriatik, në Durrës me 12 mijë apartamente, hotele dhe restorante qendra tregtare. Për mua është si një ëndërr të shkoj në Durrës.

Të Ngjashme

Posti tjetër

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Lajme Flash

REKLAMA

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.