E Mërkurë, Gusht 10, 2022
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Njihuni me 4 shtyllat kryesore të qeverisë Kurti për diasporën

20 Maj 2021, 21:19
in Komuniteti, Kosovë, Kryesore, Lajme Flash
Qeveria për dialogun me Serbinë: Nuk bëjmë kompromise
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

4 shtyllat e programit për diasporën parashohin: ligjin për diasporën dhe gjuhën shqipe, diplomacinë kulturore dhe ekonomike, investimet ekonomike dhe votimin nëpër ambasada e konsulata.

Në kuadër të kapitullit për politikën e jashtme e diasporën, Qeveria e Kosovës ka paraparë masa konkrete në drejtim të mbështetjes së mërgatës si pjesë e programit qeverisës të hartuar për vitin 2021-2025.

Përfshirja e mërgatës dhe diasporës në proceset politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore të Kosovës është një prej prioriteteve të rëndësishme të Qeverisë, thuhet në hyrje të pjesës ku flitet për rolin e mërgatës në zhvillimin dhe promovimin e vendit.

Ligji për diasporën dhe mësimi në gjuhën shqipe

Në kuadër të kësaj pike, rëndësi të posaçme do t’i kushtohet rrjetëzimit të profesionistëve në mërgatë, ndërtimit të mekanizmave për transferimin e njohurive, ekspertizës, burimeve dhe krijimin emekanizmave për përfshirje aktive në politikat zhvillimore. “Qeveria do të angazhohet në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit të pjesëtarëve të diasporës duke fuqizuar zhvillimin e mësimit plotësues në diasporë dhe në lehtësimin e shërbimeve konsullorenë misionet diplomatike, si edhe krijimin e mundësive për votim nëpër misionediplomatike. Ligji për diasporën do të ndryshohet për të reflektuar ndryshimetinstitucionale” thuhet në program, transmeton Albinfo.ch.

Diplomacia kulturore dhe ekonomike

Po ashtu, Qeveria zotohet të angazhohet në përmirësimin e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional brenda dhe jashtë vendit duke angazhuar mërgatën në diplomaci kulturore, ekonomike dixhitale në mënyrë që të punojmë në promovimin e Kosovës. “Në këtë drejtim, do të ndërtojmë një strategji partneriteti ku vlerësojmë mërgatën si një faktor që do të ushtrojë ndikimin e saj në vendlindje dhe anasjelltas përmespërfshirjes dhe angazhimit të mërgatës në përpilimin e politikave zhvillimore dhestrategjike, angazhim direkt në sektorë të rëndësishëm në implementimin e politikave,prioritet në investime dhe bashkinvestime me biznese vendore” thuhet në pjesën për diplomacinë kulturore dhe ekonomike.

Investimet ekonomike

Në mënyrë që të koordinojë përpjekjet me diasporën, sektorin privat dhe partnerët e sektorit të tretë, Qeveria e Kosovës planifikon të ndërtojë një dialog të dyanshëm që të përfshijë zërat e të gjithë palëve të interesuara, e i cili duhet shtrirë në të gjitha sferat.

“Politika e jashtme ekonomike do të jetë një prej shtyllave kryesore të politikës sonë të jashtme. Politika e jashtme ekonomike eKosovës nuk do të karakterizohet nga burokracia, por nga baza e shëndoshë ligjore, shërbimi i shpejtë administrativ dhe mbikëqyrja strikte e respektimit të ligjit, e të drejtave të bizneseve dhe të të punësuarve. Për arritjen e këtij synimi po hartohet një strategji, e cila nuk synon efektet afatshkurta por suksesin afatgjatë dhe në radhë të parë krijimin e vendeve të reja të punës.Do t’iu drejtohemi sidomos atyre shteteve, në të cilat jeton mërgata dhe diaspora jonë. Nëse partnerët tanë fillojnë të krijojnë një përvojë pozitive me investimet e tyre në Kosovë, me mërgatën tonë, pra ata qindra mijëra ambasadorë, punëtorë të zellshëm dhe profesionistë të ndershëm, nga më të mirët për vendin tonë, me mikpritjen tonë dhe pa korrupsion, atëherë do të jetë e mundur që edhe Kosova të përjetojë një mrekulli të vogël ekonomike. Në këtë drejtim tashmë është filluar puna intensive”, thuhet në pjesën për investimet ekonomike të mërgatës, shkrua  tutje Albinfo.ch.

Votimi nëpër ambasada e konsulata

Tek kjo pjesë, Qeveria e Kosovës synon t’i japë fund dukurisë së deritanishme të injorimit dhe manipulimit të votës së mërgatës. “Do të krijohen mundësi praktike për të lehtësuar votimin duke e mundësuar atë në konsullata dhe ambasada, konform asaj se çfarë nënkuptojmë kur flasim për demokraci, të drejta të barabarta për të gjithë dhe duke u bazuar edhe në praktikat e vendeve të tjera evropiane. Kohët e bllokadës ose keqpërdorimit të mërgatës dhe diasporës nga ana e institucioneve shtetërore do t’i takojnë përfundimisht të kaluarës”, thuhet në programin e Qeverisë.

Posti Mëparshëm

Nata e dytë e Eurovisionit ku konkurrojnë 2 shqiptarë. Mësoni se si të votoni për këngëtarët shqiptarë

Posti tjetër

TripAdvisor / Hoteli grek ‘all-inclusive’ Ikos Olivia vlerësohet më i miri në botë mbi këtë kritere

Të Ngjashme

‘Ne nuk fituam’/ Trump e pranon për herë të parë se Biden e mundi në zgjedhjet presidenciale
Kryesore

Pas kontrollit të vilës në Mar-a-Lago/ Ish-presidenti Trump pritet të merret në pyetje nga Prokurori i Përgjithshëm

10 Gusht 2022, 20:20
“Më fal, bëhu i fortë”/ Kush është e reja shqiptare që i dha fund jetës në qeli, gjyqtari italian letër prekëse: Dështova…
Kryesore

“Më fal, bëhu i fortë”/ Kush është e reja shqiptare që i dha fund jetës në qeli, gjyqtari italian letër prekëse: Dështova…

10 Gusht 2022, 19:19
“Shqiptarët ekspozojnë mashtrimin e azilit”/ Gazetarja britanike: Vendi i tyre është një vend tmerrësisht i varfër, ata s’janë luftë por…
Kryesore

“Shqiptarët ekspozojnë mashtrimin e azilit”/ Gazetarja britanike: Vendi i tyre është një vend tmerrësisht i varfër, ata s’janë luftë por…

10 Gusht 2022, 19:01
Posti tjetër
TripAdvisor / Hoteli grek ‘all-inclusive’ Ikos Olivia vlerësohet më i miri në botë mbi këtë kritere

TripAdvisor / Hoteli grek ‘all-inclusive’ Ikos Olivia vlerësohet më i miri në botë mbi këtë kritere

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

FOTO/ Zbulohen gjurmët e njeriut 12 mijë vjet më parë

Sulmet kibernetike/ AKSHI: Faqet zyrtare të institucioneve dalin sërish offline, ndërhyjmë në sistem

“S’kemi interes ta shesim”/ Tuhel “i mbyll derën” largimit të Brojës: Është këtu për të na befasuar

Thatësira më e madhe në 70 vite, Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone

Cilat janë kushtet e Erdogan për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO?

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr