Moderatori Edi Manushi ka treguar sot rreth njohjes së tij me Edi Ramën, në raporte pune, kur ai ka qenë ministër Kulture dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Duke folur për ” Top Albania Radio”, Edi Manushi tregoi si përfundoi bashkëpunimi i tij me Ramën, duke e cilësuar si një person të vështirë dhe ‘të frikshëm’.
“Të punoje me Edi Ramën ishte e frikshme. Atëherë sa kishin dalë celularët dhe ishte i frikshëm më mesazhe. Shkruante në 3 të natës, një lloj ritmi që nuk përshtatet me mënyrën time të jetesës. Unë i ktheja përgjigje në mëngjes. Aty më tha rrugët tona nuk bashkohen dhe nuk punuam më bashkë“, tha Manushi.
Pyetje: Kanë qenë disa kohë të vrullshme të Shqipërisë ku tu desh të kuptoje që Edi Rama, kur ti u bëre bashkëpunëtor i tij, ishte një njeri që tentoi të bënte disa gjëra. Kur shihja intertvistën tende përballë tij mendova cfarë marrëdhënie pune mund të kenë pasur këta të dy? Ti ke pasur një detyrë institucionale por nga ana tjetër flitej për një njeri të vështirë deri në cmendurinë institucionale?
Edi Manushi: Kjo periudha e karriesës së Ramës ishte më e lehtë se kjo e sotmja, se nuk kishte ngarkesat dhe përgjegjësitë e sotme.
Unë kam bashkëpunuar me të gjatë kohës kur ishte ministër Kulture që ishte risi absolute në kulturën shqiptare të bërit ministër, e një periudhë kur ishte kryetar bashkie dhe aty bashkëpunova pak. Në fazën e dytë pastaj Rama u shndërrua në njeriun etatist, që do bënte shtet dhe kishte shumë momente ilirike poetike idealiste te Rama e asaj kohe, ky u bë më i vështirë se duke pasur më shumë përgjegjësi në shtet natyrisht …
Pyetje: Në gjykimin tënd a është autokrat dhe ka shkuar në ato limite që njeriu ndonjëherë s’e kupton veten si e sheh ti tani si personalitet politik?
Edi Manushi: E di, ka disa njerëz që kanë një ritëm më të frikshëm në këtë vend. Unë kam dy momente të jetës sime që do doja ti kuptoja, që e kam një me Edi Ramën një me Tanin tonë.
Ata ishin të frikshëm në mesazhe në celular, sa kishin dalë celularët në atë kohë dhe ata punonin natën qamet. Dhe aty kuptova që unë nuk isha i këtij takëmi, unë nuk ktheja dot përgjigje natën, unë duhet të çohesha në mëngjes e të ktheja përgjigje.
Këtu Rama ma tha qartë që ‘rrugët tona nuk mund të vazhdonin’. Ai donte në 3 të natës ‘ça ishte një gjë kështu’, unë nuk isha i tillë. Dua të them se është shumë e vështirë të bashkëpunosh me një si Edi Rama.
Pyetje: Si e gjykon si politikan sot, si drejtues shteti, ka shkuar në ato përmasa autokracie që të bezdis apo mendon që ky është lideri që duhet?
Edi Manushi: Mendoj që ka humbur komplet cilësinë e jetës së tij duke marrë përsipër një detyrë që pak njerëz e bëjnë në këtë vend. Ka shenja autokracie se e shoh te bashkëpunëtorët që i bëjnë himne e lavde ka një lloj kulti, por ndoshta një lloj tranzicioni që duhet të kalojë. Më bezdis që në këtë periudhë në vendin tonë ka shumë korrupsion.