Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin, nuk është treguar optimist për vazhdimësinë e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë duke thënë Albin Kurti do të marrë në delegacionin e tij një grua që ishte dhunuar seksualisht në luftë duke tensionuar kështu më shumë situatën.
Sipas mediave kosovare Vulin e vlerësoi situatën shumë të keqe dhe të mjeruar duke u nisur nga gjesti që kryeministri i Kosovës do të bëje sipas tij . Ministri tha se Kurti po e bën këtë gjë për të tërhequr vëmëndjen e mediave botërore e të irritojë Vuçiç-in.
“Ata do ta sjellin një grua që dyshohet se ishte sulmuar kur ajo ishte vajzë nga serbët, ata po e sjellin atë si një anëtare të delegacionit e cila duhet ta tërheqë vëmendjen e të gjitha mediave botërore dhe ta irritojë Aleksandar Vuçiçin. Kurti u tregua një frikacak i madh, ai do ta sjellë dikë që duhet të bëjë atë që nuk do të lejohet ta bëjë para Aleksandar Vuçiqit. Çfarë duhet të negociojmë në një atmosferë të tillë” tha Vulin.
Bisedimet në Bruksel që do të zhvillohen me 15 qershor ku në dialog do te jenë të pranishëm Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti si edhe përfaqësues të tjerë të dy vendeve.