Të gjithë personat mbi 18 vjeç në Britani do të mund të vaksinohen kundër Covid-19 në fundjavë, sipas një njoftimi nga Sir Simon Stevens, shefi ekzektutiv i NHS. Deri më tani janë administruar mbi 60 milion doza. Qëllimi i autoriteteve shëndetësore është vaksinimi i dy të tretave të të rriturve deri në korrik.
Britania ka ulur moshën e vaksinimit, duke i dhënë mundësinë personave të moshës 23 dhe 24 vjeç të vaksinohen. Gjithashtu sipas njoftimi të shefit të NHS, gjatë fundjavës personat mbi 18 vjeç do të kenë mundësi të vaksinohen kundër Covid-19.
Britania ka regjistruar 4,573,419 raste dhe 127,907 që nga fillimi i pandemisë.
Edhe në Greqi duke nisur nga e mërkura, në Greqi nis fushata e vaksinimit për të rriturit. Pra, mund të vaksinohen të gjithë personat nga 18 deri në 24-vjeç, ndërsa opsionet janë Pfizer, Johnson & Johnson dhe Moderna.
Megjithatë, ende mbetet për t’u vendosur se çfarë do të bëhet me rekomandimin e shkencëtarëve të Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, sipas të cilëve AstraZeneca nuk duhet t’u bëhet personave që janë nën 60-vjeç. Tashmë, zyrtarët janë të shqetësuar se këto rekomandime mund të lëkundë më tej besimin e qytetarëve në këtë vaksinë.
Për personat që kishin radhën për t’u injektuar me dozën e parë të AstraZeneca-s, është krijuar mundësi që të zgjedhin një vaksinë tjetër.
Fushata “Liria” prej rreth 7 milion vaksinimesh – mbi 40.5% me një dozë të vetme dhe më shumë se 27% për vaksinat e integruara, po rrit me shpejtësi numrin e të imunizuarve që sipas ekspertëve mund të arrijë deri në 60 për qind deri në fund të verës.