Në një kohë që një pjesë e madhe e Evropës po përballet me përmbytje të shumta, disa rajone po përballen me temperature të larta.
Mbretëria e Bashkuar, ndryshe nga temperaturat e saj karakteristike është shoqëruar me temperature të larta, të pazakonshme, për vendin ishullor, ku të dielën Anglia dhe Uellsi shënuar ditën e tyre më të nxehtë, me temperatura që arritën deri në 31.6C (88.9F) në Heathrow dhe 30.2C (86.4F) në Cardiff.
Temperaturat përvëluese të së Dielës përmbyllin një fundjavë rekordesh në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Ku Irlanda Veriore të shtunën shënoi edhe ditën më të nxehtë në historinë e saj me 31.2C. Njëjtë në Angli, temperatura shënoi 30.3C duke tejkaluar 29.7C të regjistruar në jug-perëndim të Londrës në 14 Qershor.
Ndërkohë që temperaturat e larta pritet të zgjasin edhe gjatë gjithë javës.
E ngjashme paraqitet situate edhe në Spanjë, ku meteorologët kanë theksuar se gjatë javës temperaturat në Madrid mund të shkojnë rreth 40 gradë Celsius.
Situata në Paris paraqitet e njëjtë, ku katër ditët e fundit janë shënuar temperature të ulëta të cilët priten të shënojnë rritje të mtejshme gjatë ditëve në vijim.