Mëngjesi i së dielës ishte i kobshëm për Kosovën pasi një autobus i linjës Frankfurt – Prishtinë u rrokullis në Slavonski Brod të Kroacisë dhe humbën jetën 10 bashkatdhetarë e dhjetëra të tjerë u lënduan.
Indeksonline ka mësuar emrat e personave që ndërruan jetë në aksidentin e ditës së dielë.
Indeksonline po ashtu përmes burimeve të veta ka mësuar se katër nga dhjetë viktimat ende nuk janë identifikuar.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti po qëndron në Kroaci ku ka vizituar të gjithë udhëtarët e lënduar nga aksidenti.
Ai tha se bashkë do t’ia dalim më kollaj e më shpejtë, teksa edhe ngushëlloi familjet e viktimave.
Ndërsa, kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka bërë të ditur se gjendja e të lënduarve nga aksidenti tragjik në Kroaci është stabile dhe se të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.