Shteti Sinaloa në Meksikën Perëndimore është shtëpia ë kartelit më të fuqishëm të drogës në vend. Rafaela Martinez Terrazas, një doktoreshë operacionesh plastike ka treguar se si trafikantët e drogës në vend bëhen shkas që femrat të fiksohen pas operacioneve plastike.
Sipas BBC doktoresha ka thënë se shumica e grave kërkojnë ndërhyrje siç i quan ajo ‘narko-estetike’. Kërkesat janë për bel të vogël, ije të gjera e vithe të mëdha dhe gjoks të madh. Këto kërkesa bëhen drejtpërdrejtë nga narko-trafikantët të cilat i bëjnë me ‘porosi’ dëshirat e tyre dhe sjellin gra, të cilave jua paguajnë cdo shpenzim të operacioneve.
Doktoreshë Rafaela është shprehur se moshat mesatare janë nga 30 në 40 por ka edhe shumë të tjera me të reja deri në 18-vjeçe. Ajo thotë se shpesh merr telefonata nga narko-trfikantët të cilët i thonë se i kanë nisur vajza për t’i bërë ndërhyrje estetike dhe theksojnë që doktoresha duhet ti bëje ato sipas kërkesës së tyre dhe jo dëshirave të vajzave që bëjnë ndërhyrje.
Një burrë mund të dërgojë për operacione plastike rreth 30 gra në muaj dhe vetëm një operacion kushton 6.500 dollarë dhe doktoresha ka treguar se përgjithësisht paratë paguhen cash pasi vijnë nga trafiku i drogës.
Rafaela thotë se vajzat i vetëofrojnë trupin e tyre për 6 muaj narko-trafikantëve nëse ata paguajnë për operacionet e tyrë plastike, por edhe pas 6 muajsh ato e kanë të vështirë të ndahen pasi siç thonë vajzat, ato trajtohen si perëndesha nga trafikantët dhe kjo gjë i bën ata të ndihen shumë mirë.