Howard Rubin, një ish -menaxher i parave për George Soros, është akuzuar nga gjashtë gra se i ka rrahur gjatë marrëdhënieve seksuale sadomasokiste në një ‘birucë seksi’ të ndërtuar posaçërisht në apartamentin e tij në Manhattan.
Rubin, 66 vjeç, një tregtar famëkeq i Wall Street, i cili fajësohet për 377 milionë dollarë humbje në Merrill Lynch në 1987, akuzohet se ka paguar gra deri në 5,000 dollarë për të marrë pjesë në këto festa të shthurura.
Sipas DailyMail, tani disa nga gratë që morën pjesë në seancat e çuditshme të seksit po padisin financierin, duke pretenduar se ai kishte abuzuar me to, duke injoruar fjalën e sigurisë, duke shkuar përtej kufijve dhe marrëveshjes që ata vendosën para seksit dhe i lëndoi ato fizikisht.
Pretendimet e para u sollën nga Mia Lytell, Amy Moore dhe Stephanie Caldwell në 2017, por tani gjithsej gjashtë gra po padisin Rubin në një proces civil, të caktuar për në Nëntor, për 18 milionë dollarë. Një grua tha se ajo dhe Rubin kishin marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj duke pretenduar se ndërsa ishte i lidhur në dhomën e tij ai i tha asaj: ‘Unë do të të përdhunoj ashtu siç e përdhunoj vajzën time‘ para se ta detyronte të kryente marrëdhënie.
Muajin e kaluar, gruaja e tij prej 36 vitesh, Mary Henry, me të cilën ai ka tre fëmijë, dhe është vetë një tjetër bankiere e Wall Street, paraqiti kërkesën për divorc.