Të paktën pesë persona janë vrarë pasi një person i armatosur u tërbua sonte në Plymouth para se të kthente armën e tij mbi veten.
Sekretarja e Brendshme, Priti Patel u bëri thirrje të gjithëve të qëndrojnë të qetë, të ndjekin këshillat e policisë dhe të lejojnë shërbimet që të vazhdojnë punën e tyre. Ndërsa Johnny Mercer, një deputet konservator lokal, me një postim në Twitter tha se nuk është një sulm terrorist, por është një ngjarje tragjike dhe e rëndë.
Ndërkohë që ende nuk dihet as dinamika e plotë e ngjarjes dhe shkaku i sulmit me armë zjarri, ndërsa numri i saktë i viktimave pritet që të konfirmohet në orët në vijim.