Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka dhënë një mesazh homologut të tij malazez pas trazirave në Cetinje, ku edhe u kurorëzua kreu i ri i Kishës Ortodokse Serbe. Në një intervistë të dhënë për “TV Prva”, Vuçiç tha se nuk do të lejonte që askush të mos e sulmonte me Serbinë, duke u zotuar se sa të ishte gjallë Mali i Zi nuk do të fitonte kurrë pushtet mbi Beografin.
“Mesazhi im për Milo Gjukanoviç është: Unë nuk do t’ju lejoj të sulmoni më Serbinë. As ju as askush tjetër nuk do të jeni në gjendje të pushtoni Serbinë. Unë garantoj se sa kohë të jem gjallë, nuk do ta pushtoni kurrë Serbinë. Mali i Zi ka qenë gjithmonë gati për të sulmuar Serbinë dhe gjatë agresionit të NATO -s kam heshtur për një kohë të gjatë, por ata e kanë ekzagjeruar. Unë nuk do të heq dorë derisa të jem gjallë. Ky është mesazhi im për Gjukanoviçin dhe njerëzit e tij,“-tha ai gjatë intervistës.
Ditët e fundit mes dy vendeve marrëdhëniet janë tensionuar për shkak të kurorëzimit të mitropolitit serb Joanikije në Cetinje të Malit të zi. Kurorëzimi i Joanikije u shoqërua nga mijëra protestues që bllokuan çdo rrugë për dy ditë rresht, por kleriku serb mbërriti në Mal të Zi me helikopter nga ajri. Gjatë ceremonisë së betimit, në kishë u kënduan edhe këngë për Kosovëm. Turma e protestuesve që u mbështeten edhe nga presidenti Gjukanoviç kërkojnë ndarjen e kishës malazeze nga ajo e Serbisë.