Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 652.706, prej të cilëve 2.009 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 40,45 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,44 milionë raste të konfirmuara dhe 66.651 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 208 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 177,1 milionë dozën e dytë.
Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 75 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.