E Martë, Maj 30, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

SHBA/Biden urdhër ekzekutiv për vaksinimin e punonjësve federalë dhe kontraktorëve

10 Shtator 2021, 5:33
in Kryesore, Lajme Flash, Rajoni dhe Bota
I shqetësuar për atë që mund të bëjë Kina? Presidenti Biden: Jam i sigurt se po përpiqen të arrijnë…
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Të enjten Presidenti Joe Biden pritet të nënshkruajë disa urdhra ekzekutivë duke u kërkuar punonjësve federalë dhe kontraktorëve që bëjnë biznes me qeverinë, të vaksinohen kundër koronavirusit. Kjo është pjesë e një plani të ri agresiv, i cili gjithashtu synon të bëjë presion mbi bizneset private, shtetet dhe shkollat, për të miratuar politika më të rrepta vaksinimi e testimi ndërsa varianti Delta i koronavirusit po vazhdon të përhapet në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Sipas gazetës New York Times urdhri që detyron vaksinimin do të zbatohet për punonjësit e degës ekzekutive, përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe të gjitha agjencitë federale dhe anëtarët e shërbimit të forcave të armatosura amerikane, një fuqi që numëron më shumë se 4 milionë persona, por jo për ata persona që punojnë për Kongresin ose sistemin e gjykatave federale, sipas një personi në dijeni të këtyre planeve.

Përhapja e variantit shumë infektues ka rritur shifrat mesatare ditore të rasteve në vend në mbi 150,000 për herë të parë që nga fundi i janarit, duke tejmbushur spitalet në zonat e goditura rëndë dhe duke shkaktuar vdekjen e rreth 1,500 njerëzve në ditë.

Zoti Biden, i cili u informua nga ekipi i tij i këshilltarëve lidhur me çështje të koronavirusit të mërkurën pasdite, pritet të mbajë një fjalim sot (e enjete) në orën 5 pasdite. Ai pritet të trajtojë rreth gjashtë fusha ku administrata e tij mund të inkurajojë ose, në këtë pikë, të nxisë më shumë amerikanë në moshë ligjore për t’u vaksinuar kundër COVID-it, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtarët ofruan disa specifika, duke theksuar se plani ishte ende duke u përpunuar. Por dy zyrtarë në dijeni të tij thanë se ai do të përfshinte kërkesa të reja federale për vaksinimin dhe se mesazhi i tij themelor do të ishte se: mënyra e vetme për t’u kthyer tek një ndjesi e normalitetit, ishte vaksinimi i sa më shumë njerëzve.

“Ne e dimë se rritja e vaksinimeve do të ndalojë përhapjen e pandemisë, do ta vendosë atë nën kontroll, do t’i kthejë njerëzit në jetën normale“, u tha gazetarëve të mërkurën Jen Psaki, sekretare e shtypit të Shtëpisë së Bardhë. “Ky është qëllimi ynë, kështu që ne duam të jemi specifikë për atë që po përpiqemi të arrijmë“, tha ajo.

Vendimi i Administratës së Ushqimit dhe Barnave muajin e kaluar për të dhënë miratimin e plotë për vaksinën e koronavirusit të prodhuar nga kompania Pfizer/BioNTech ka bërë tashmë që Pentagoni të kërkojë që trupat ushtarake të vaksinohen. Zoti Biden tha në atë kohë kur u mor vendimi, se miratimi i vaksinës duhet të fshijë çdo dyshim të vazhdueshëm në lidhje me imunizimin si dhe të nxisë vendosjen e më shumë urdhrave për vaksinim të detyruar.

Zyrtarët e administratës po shohin shenja që tregojnë se gjithnjë e më shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara janë të hapur për t’u vaksinuar. Rreth 14 milionë kanë marrë dozat e tyre të parë në gusht, katër milionë më shumë se në korrik, tha zonja Psaki. Por sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rreth 27 për qind e popullsisë në kufirin e ligjshëm të moshës për t’u vaksinuar nga 12 vjeç e lart nuk kanë marrë asnjë dozë. Në disa nga shtetet më të goditura më rëndë, përqindja e pavaksinuar e popullësisë është më e lartë: 42 për qind në Teksas dhe 38 për qind në Florida.

Rreth 1.3 milionë njerëz të vaksinuar plotësisht kanë marrë një dozë të tretë pasi zyrtarët federalë e miratuan dhënien e tyre për njerëzit me sistem imunitar të dobët. Zoti Biden ka mbështetur publikisht idenë e zgjerimit të disponueshmërisë së dozave të treta për një pjesë më të madhe të popullsisë, por ekspertët e shëndetit kanë këshilluar Shtëpinë e Bardhë që të mos e reklamojnë këtë çështje tani për tani.

Të mërkurën, zonja Psaki tha se Shtëpia e Bardhë po punonte drejt një plani për doza përforcuese, por nuk dha një afat kohor. Ajo u tha gazetarëve se zoti Biden kishte zgjedhur të enjten për të mbajtur një fjalim të zgjeruar mbi virusin sepse ai e kishte kuptuar se kjo çështje ishte “në krye të shqetësimeve të amerikanëve” ndërsa kthehen në shkolla dhe zyra.

Presidenti gjithashtu po përpiqet të korrigjojë kursin pas një muaji të vështirë për administratën e tij, duke e orientuar publikun nga një përfundim kaotik dhe i dhunshëm i luftës në Afganistan drejt përpjekjeve të administratës së tij për të frenuar një pandemi që ka përmbysur çdo aspekt të jetës në vend.

Por mes frikës së përtërirë për efektin dëmtues të virusit në ekonomi dhe përhapjen e një varianti tejet ngjitës, edhe aleatët e zotit Biden thonë se do të duhet më shumë se një fjalim për të lehtësuar shqetësimet se virusi ka dalë edhe një herë jashtë kontrollit të presidentit.

“Kjo është një çështje që ai duhet ta marrë nën kontroll e të tregojë nivelin e tij të aftësisë. Mendoj se kjo është arsyeja se pse ai është në atë detyrë”, tha Nick Rathod, një ish-këshilltar për polikat e brendshme gjatë administratës Obama.

Posti Mëparshëm

Njihuni me 20 qytetet europiane me rritjen më të shpejtë të popullsisë; Tirana në vend të tretë

Posti tjetër

Rikthehen sërish ditë të vështira për SHBA-në, mbi 2 mijë të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Të Ngjashme

Përmbytet anija me 400 emigrantë në ujërat e Greqisë/ Kapiteni braktis mjetin e lundrimit
Kryesore

Përmbytet anija me 400 emigrantë në ujërat e Greqisë/ Kapiteni braktis mjetin e lundrimit

10 Prill 2023, 4:31
Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy
Kryesore

Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy

10 Prill 2023, 4:22
Pse xhamia Al-Aksa është një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?
Kryesore

Pse xhamia Al-Aksa është një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?

10 Prill 2023, 4:20
Posti tjetër
Rikthehen sërish ditë të vështira për  SHBA-në, mbi 2 mijë të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Rikthehen sërish ditë të vështira për SHBA-në, mbi 2 mijë të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

FOTO/ Kush është njeriu që ka “stresuar” miliarderët e botës, Elon Musk, Bill Gates e Jeff Bezos

FOTO/ Shkëmbi i kuq që “ngrihet nga hiçi” dhe ishulli Kangur, dy vendet që duhet t’i vizitoni patjetër

Rusia akuzon zyrtarisht gazetarin amerikan për spiunazh

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr