Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, ka folur për pas vendosjes të reciprocitetit për targat të vendosur sot nga qeveria e Kosovës.
Në një konferencë për mediat ai tha se duhet të ndalen tensionet dhe të vijojë dialogu.
“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj liria e lëvizjës është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”.-tha ai.
Stano ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përdorin dialogun si platformën e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që mund t’i kenë këto dy vende, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes.