Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në komunën e Prishtinës dhe Prizrenit.
Sipas rezultateve preliminare, në Prishtinë, Arben Vitia i VV-së është i pari me 35.433 vota apo 42.33 për qind. Vitia do të garojë në balotazh më 14 nëntor me Përparim Ramën e LDK-së që mori 24.572 vota apo 29.35 për qind.
Uran Ismaili i PDK-së u rendit i treti me 18.119 vota apo 21.64 për qind, pasuar nga Daut Haradinaj i AAK-së me 3.769 vota apo 4.50 përqind dhe Gëzim Mehmeti i AKR-së me 1.582 vota apo 1.89 për qind.
Në Prizren, Mytaher Haskuka ka marrë 23.504 vota apo 40.43 për qind. Haskuka do të shkojë në balotazh me Shaqir Totajn e PDK-së, që mori 18.078 vota apo 31.10 për qind.
I treti është Anton Quni i LDK-së me 8.705 vota apo 14.98 për qind.