Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë komunikuar së fundmi midis tyre, pavarësisht mosmarrëveshjeve të ashpra politike. Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) Bill Burns bisedoi në telefon në Moskë me presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Lajmi u konfirmua për “CNN” nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov për “CNN”.
“Po, pati një bisedë të tillë nëpërmjet telefonit. U fol për marrëdhëniet dypalëshe, situatën e krizës në praktikën diplomatike dhe shkëmbimin e mendimeve për konfliktet rajonale. Gjithashtu biseduan dhe për ëështjet e sigurisë kibernetike”, u shpreh zëdhënësi i presidentit Putin Peskov për “CNN”.
Javën e kaluar, Burns mbërriti në Moskë me porosi të presidentit amerikan Joe Biden. Pozicionimi i forcave ruse në kufi me Ukrainën ka shqetësuar Kievin dhe Uashingtonin duke iu frikësuar një përpjekjeje për zgjerim territorial të Rusisë.
Pamjet satelitore të marra nga “Maxar Technologies” treguan lëvizjen e ëregullt të trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse, që i afroheshin qytetit rus Jelnia që ndodhet në kufi me Ukrainë.