E Shtunë, Shtator 30, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

“Armiqësia” me Rusinë, ekonomisë shqiptare mund t’i kthehet në bumerang

10 Mars 2022, 17:41
in Kryesore, Rajoni dhe Bota
A mundet që një vrasës i Kremlinit të ekzekutojë Putinin?
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Fill pas shpalljes së luftës që i bëri Ukrainës, një sërë masash ndëshkimore u ndërmorën për Rusinë – në pritje të një tërheqjeje nga qeveria e drejtuar prej Vladimir Putinit.

Por, e kundërta ndodhi!

Teksa i konsideron rusët dhe ukrainasit “një popull”, ai përveçse nuk po bën pas, u është përgjigjur me të njëjtën monedhë vendeve dhe territoreve që kryejnë veprime “jomiqësore” kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj.

Në dekretin e firmosur prej Putinit të hënën e 7 marsit, renditet edhe Shqipëria, së cilës do t’i ndikojnë “negativisht sanksionet”, shpjegon fillimisht për Albanian Post politologu Shpendi Gashi:

“Ne nuk jemi vend prodhues, por jemi ekonomi importuese, që do të thotë se baza e ekonomisë tonë është importi nga jashtë”.

Sipas Gashit, kjo ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit apo shitjes së aseteve kombëtare, siç është nafta apo kromi, jashtë territorit nga kompanitë e huaja që vijnë e operojnë për naftë-nxjerrje apo krom-nxjerrje.

Një pikë tjetër, tek e cila ndalet politologu, janë edhe rezervat e grurit.

Ai argumenton se ato janë të pakta dhe të pamjaftueshme:

“Gruri vjen pothuajse nga Lindja. Pra, bujqësia është e lidhur me vendet lindore prodhuese së paku për lëndët e para, siç është gruri, elbi etj.”

Nga ana tjetër, eksperti i ekonomisë, Igli Tola, futjen në këtë listë e cilëson si kundërpërgjigje ndaj masës që mori Perëndimi, sanksioneve të të cilave iu bashkua edhe Shqipëria:

“Parimisht Shqipëria ndjen efekte të ndërsjella, të cilat janë të ndërvarura nga aleatët perëndimorë, që janë dhe aleatët kryesorë tregtarë dhe ekonomikë të Rusisë”.

Sipas Tolës, efekti i krizës së çmimeve do të jetë kryesisht i lidhur me hidrokarburet dhe lëndën ushqimore:

“Përveç krizës së çmimeve të tyre, vendi ynë do të ndiejë edhe mungesa për periudha ndoshta afatshkurtra për produkte të ndryshme”.

Në këtë linjë qëndron dhe profesori i gjeopolitikës, Gashi, i cili thotë se këto sanksione ndikojnë tek të gjitha hallkat:

“Nafta, hidrokarburet janë rritur me 30%, shërbimet janë rritur me 20%, ushqimet janë rritur me 25%. Përpos ndikimit të këtyre lloj sanksioneve, popullsia duhet të durojë dhe injorancën groteske qeveritare.

Me pak fjalë”, shprehet Gashi, “në një vend ku zhvillohet ekonomia e tregut të lirë, shteti duhet të jetë rregullator e jo të marrë formën e një shteti diktatorial, ku paria merr rolin e bariut”.

Nga ana e qeverisë, duket se masat janë ndërmarrë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një dalje për mediat, por edhe në një postim në rrjetin social “Facebook”, bëri me dije se “qeveria po përpiqet që të mbrojë konsumatorin shqiptar”.

Sa i përket çmimit të naftës, ai shpjegoi se “nuk varet nga qeveria, që ngre çmime apo që ul çmime të mallrave të konsumit, por i vendos tregu”.

Rama bëri me dije se qeveria shqiptare ka ngritur një “komitet të posaçëm” për përballimin e krizës nga lufta në Ukrainë.

“Rusia, jo rreziku ynë real”

Gashi, gjatë diskursit të tij, ndalet edhe tek ana gjeopolitike, duke ravijëzuar se Rusia “nuk është rreziku ynë më real”.

Kjo pasi, “ushtria e kuqe nuk ka ardhur kurrë në territorin shqiptar. Madje, edhe në Luftën e Dytë Botërore hyri deri në Jugosllavi. Pra, nuk ka pasur ndikim real e të drejtpërdrejtë në territorin shqiptar dhe nuk mund ta ketë. Dyshoj se NATO do të ketë ndërhyrjen e gdhendur në mendësinë tonë, atë të ‘Ombrellës kundër së Keqes’, në shtetin shqiptar përpos interesave të tyre, të cilat lidhen në mënyrë direkte me gjeo-ekonominë e gjeostrategjinë”.

Një problematikë që nxjerr në pah ai është urrejtja dhe hesapet e palara të popujve të Ballkanit me njëri-tjetrin:

“Ballkani është një fuçi baruti, e cila pret vetëm shkëndijën apo përhapjen e ciflave të saj për t’u ndezur. Me përplasjen e parë mes dy botëve, agravimin dhe përshkallëzimin e situatës në Ukrainë midis Rusisë- Ukrainës-NATO-s, një efekt domino ka për të ndodhur edhe në Ballkan”.

Politologu thotë se “situata në Shqipëri nuk është aspak e qëndrueshme, pasi ky shtet nuk gëzon një ushtri të mirëqenë, ose së paku gjendja e saj është skandaloze. Nuk gëzon as fondet e duhura ushtarake e gjithë sovranitetin e vet ua atribuon aleatëve të vet. Pra, logjikisht, është për t’u pasur frikë dhe duhen marrë masa”.

Sa i përket aspektit ekonomik, siç thekson dhe profesor Tola, ndikimi është tërësor, si niveli i sigurisë makroekonomike:

“Problematikat shikohen në kursin e këmbimit, nivelin e inflacionit, normën e interesit që janë efekt, ose rezultat i problematikave që lindin nga çmimet”.

Gjithashtu, sipas tij, të prekura do të jenë dhe bizneset:

“Një pjesë e tyre janë të varura nga lënda e parë ruse. Në qoftë se nuk ka varësi direkte, lënda e parë ruse ka varësi nga karburanti, energjia elektrike që përbëjnë kostot”.

Turizmi, “hallkë tjetër” që preket

Turizmi është një “hallkë” tjetër, që eksperti i ekonomisë e vendos si parësore:

“Një pjesë shumë e madhe e turistëve janë ukrainas, duke përbërë numrin e dytë më të madh pas polakëve me udhëtimet çarter. Gjithashtu do të preken dhe sektorë të tjerë, që kanë lidhje me Rusinë apo partnerët e saj në rajon, si Serbia”.

Dhe, për Gashin, ekziston dhe trendi i “përfitimit”:

“Në kohë krize apo lufte, qeveritë kanë tendencën të mos përjetojnë rotacionin politik. Ndodhi njësoj me luftën kundër ‘armikut imagjinar’, COVID-19, ku u kthye në termin kyç gjatë fushatës së kaluar elektorale. Tanimë, po përdoret lufta në frontin Lindor. Thënë thjesht, lufta është një nocion elektoral tanimë në duart e partisë që është në pushtet. Politika është kthyer në oazin e një klase politike që jeton prej saj dhe jo për të. Është mjeti më eficient i pasurimit. Zotërohen asetet kombëtare, tregtohen etj. Nuk kemi ndryshuar hiç fare nga koncepti i Vilajetit të Rumelisë”, përmbyll ai.

Qytetarët, nga ana tjetër, të mërkurën e 9 marsit kanë dalë në protesta, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj menaxhimit të situatës me çmimet nga ana e qeverisë.

Ndërkohë që Rusia e ka “etiketuar” vend “jomiqësor” Shqipërinë, me rritjen dita-ditës së çmimeve, mbetet për t’u parë sesa do t’u ndikojë ky “sanksionim” në xhepa shqiptarëve, duke u kthyer në një bumerang.

Posti Mëparshëm

Misteri i vdekjes së gjeneralit rus Gerasimov, në Ukrainë

Posti tjetër

Pas mbylljes së rrjetit të McDonald, qytetari rus mbush frigoriferin plot me produkte/ E nxjerr për shitje online me çmime marramendëse

Të Ngjashme

Përmbytet anija me 400 emigrantë në ujërat e Greqisë/ Kapiteni braktis mjetin e lundrimit
Kryesore

Përmbytet anija me 400 emigrantë në ujërat e Greqisë/ Kapiteni braktis mjetin e lundrimit

10 Prill 2023, 4:31
Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy
Kryesore

Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy

10 Prill 2023, 4:22
Pse xhamia Al-Aksa është një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?
Kryesore

Pse xhamia Al-Aksa është një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?

10 Prill 2023, 4:20
Posti tjetër
Pas mbylljes së rrjetit të McDonald, qytetari rus mbush frigoriferin plot me produkte/ E nxjerr për shitje online me çmime marramendëse

Pas mbylljes së rrjetit të McDonald, qytetari rus mbush frigoriferin plot me produkte/ E nxjerr për shitje online me çmime marramendëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

FOTO/ Kush është njeriu që ka “stresuar” miliarderët e botës, Elon Musk, Bill Gates e Jeff Bezos

FOTO/ Shkëmbi i kuq që “ngrihet nga hiçi” dhe ishulli Kangur, dy vendet që duhet t’i vizitoni patjetër

Rusia akuzon zyrtarisht gazetarin amerikan për spiunazh

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr