E Mërkurë, Korrik 6, 2022
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Rusia mban 400 avionë/ Vjedhja më e madhe në histori

29 Mars 2022, 13:56
in Kryesore, Rajoni dhe Bota
Rusia mban 400 avionë/ Vjedhja më e madhe në histori
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Një vendim pa precendet deri tani – të paktën sa i përket numrit. Rusia mban 400 avionë të marrë me qira, sepse pas vendosjes së sanksioneve firmave qiradhënëse nuk u lejohet të bashkëpunojnë me linjat ajrore ruse.

Kompanitë që japin me avionë me qira, si p.sh. Aercap dhe Avolon, po i humbasin shpresat se do t’i marrin sërish avionët e tyre që u kishin dhënë me qira shoqërive ajrore ruse dhe që tani gjenden në Rusi. Për shkak të sanksioneve perëndimore kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës këto kompani ndërprenë kontratat me linjat ajrore ruse. Edhe pse njoftimi për përfundimin e kontratave u bë i njohur rreth një muaj më parë deri tani kompanitë ajrore ruse nuk i kanë kthyer ende më shumë se 500 avionët me vlerë rreth dhjetë miliardë dollarë.

Aeroflot Flugzeug Flughafen Düsseldorf

“Kam frikë se do të jemi dëshmitarë të vjedhjes më të madhe të avionëve në historinë e aviacionit civil komercial,” tha Volodymyr Bilotkach, profesor për Menaxhimit të Trafikut Ajror pranë Institutit të Teknologjisë në Singapor. Drejtori i përgjithshëm i Komisionit të BE-së për Transportin, Henrik Hololei, u ankua gjithashtu se avionët që gjenden në Rusi u janë “vjedhur pronarëve të ligjshëm”.

Shkelje serioze e Konventës për Aviacionin Civil Ndërkombëtar

Pas vendosjes së sanksioneve Rusia aprovoi me procedurë të përshpejtuar një ligj për të parandaluar heqjen e avionëve nga shërbimi. Avionët në fjalë janë të regjistruar në Bermuda dhe Irlandë dhe autoritetet e këtyre vendeve i kanë pezulluar certifikatat e tyre të sigurisë ajrore dhe për këtë arsye nuk lejohen të ngrihen.

Russland Moskau | Wladimir Putin, Präsident | Besuch in Flugschule

Për të ruajtur certifikatat e nevojshme të sigurisë, avionët e marrë me qira thjesht u riregjistruan në Rusi. Por sipas rregullave ndërkombëtare regjistrimi i dyfishtë nuk lejohet. Henrik Hololei tha kjo është një shkelje serioze e Konventës së Çikagos për Aviacionin Civil Ndërkombëtar. Sipas të dhënave të qeverisë rusi, tanimë tek autoritetet ruse janë regjistruar më shumë se gjysma e 515 avionëve të marrë me qira.

Shumica e avionëve të marrë me qira përdoren për fluturime të brendshme në Rusi. Agjencia e Aviacionit e BE-së Eurocontrol gjurmon tani çdo avion që largohet nga Rusia dhe në bashkëpunim me autoritetet në vendet ku ulen avionët, i konfiskon ata. Sipas një njoftimi të agjencisë ruse të lajmeve Interfax javën e kaluar u konfiskuan 78 avionë të tillë që kishin fluturuar jashtë vendit../ DW

Posti Mëparshëm

Helmimi i Abramovich dhe lojërat e pista të shërbimeve sekrete

Posti tjetër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve/ Nafta dhe benzina pësojnë rënie, shtrenjtohet gazi

Të Ngjashme

Italianët godasin grupet gjakësore të Pulias/ Vranë shqiptarin 5 vite më parë! Detajet e një megaoperacioni, 24 në pranga, mes tyre edhe një bos i mafies
Kryesore

Italianët godasin grupet gjakësore të Pulias/ Vranë shqiptarin 5 vite më parë! Detajet e një megaoperacioni, 24 në pranga, mes tyre edhe një bos i mafies

5 Korrik 2022, 18:18
Sekretari i NATO-s sot vizitë në Kosovë/ Takime me Osmanin, Kurtin dhe trupat e KFOR-it
Kryesore

Nis zyrtarisht procesi i ratifikimit për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

5 Korrik 2022, 18:00
Kërmijtë gjigantë të gjatë 20 centimetra “pushtojnë” Florida-n: Të rrezikshëm për njerëzit
Rajoni dhe Bota

Kërmijtë gjigantë të gjatë 20 centimetra “pushtojnë” Florida-n: Të rrezikshëm për njerëzit

5 Korrik 2022, 17:41
Posti tjetër
SHBA dhe Britania e Madhe ndalojnë importet e naftës dhe gazit rus/ Nafta kalon 130 dollarë për fuçi

Ndryshojnë çmimet e karburanteve/ Nafta dhe benzina pësojnë rënie, shtrenjtohet gazi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Thatësira më e madhe në 70 vite, Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone

Cilat janë kushtet e Erdogan për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO?

“Përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku jeni?” Pyetja e famshme që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë dikë

“Burri nuk e ka për borxh të pyesë bashkëshorten e parë, për të marrë grua të dytë”- Habit Hoxha shqiptar me deklaratën: S’ka të drejtë ndahet! Ja kushtet që duhet tu plotësojë ai

Pentagoni: UFO-t kanë pasur kontakte seksuale me ‘dëshmitarë’ dhe kanë lënë gra shtatzënë

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr