E Enjte, Maj 26, 2022
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Luftar Reçi: Ja kush janë dy personat në burg që mund të marrin në qafë Çapjat, dinë shumë detaje, plan për të vrarë Erjon Llapushin. Letra

27 Prill 2022, 19:44
in Kryesore, Shqipëri
“I hapte këmbët për të provokuar Johnson”/ Deputetja laburiste, del në publik për herë të parë pas ‘skandalit’ me…pantallona: I mësoni djemtë të jenë …!
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Nga Adriatik Doçi

I penduari i SPAK-ut Luftar Reçi, në letrën sekrete të datës në 23 maj të vitit 2018, të cilën ia dërgon 34-vjeçarit Erjon Llapushi, shkruan se kundërshtarët e fisit Çapja janë investuar për të kthyer në të penduar të drejtësisë, dy ushtarë të Çapjave, të cilët janë në burg, me qëllim për të dëshmuar kundër tyre. Sipas Luftar Reçit, i cili është kthyer vetë në i penduar u SPAK, dy personat që mund të marrin në qafë Çapjat janë Armand Llaka dhe Marjus Tafa, që të dy në burg dhe që dinë shumë detaje.

Reçi, i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e Maksim Lalës dhe djegien e kufomës së tij, i kërkon Erjon Llapushi që të lajmërojë menjëherë Çapjat për rrezikun dhe planet që po përgatiten kundër tyre.

Luftar Reçi, duke iu referuar një letre që i kanë dërguar, flet edhe për një plan për vrasjen e vetë Erjon Llapushit, një personazh me precedentë penal, sot një nga njerëzit më të kërkuar nga policia pasi në tetor të vitit 2021, vrau për arsyer banale kryekamerierin e një restoranti në Elbasan, Gazment Kurmakun. Në letrën e siguruar nga Report Tv, Reçi thotë se kanë gjetur vrasës me pagesë për të goditur Llapushin.

Letra e Luftar Reçit vijon më pas duke i kërkuar para Erjon Llapushit, për shkak se ka familjen në vështirësi të mëdha financiare. Nuk dihet nëse të gjitha ato që shkruan Luftar Reçi mund të jenë një rrëfim mes intrigës dhe të vërtetës, për të përfituar në fund para. Gjithsesi, Luftar Reçi është sot një nga të penduarit më të rëndësishëm të SPAK-ut, pasi rrëfeu dhe zbardhi vrasjet e bujshme të viteve 2005, duke implikuar Lulzim Berishën, Emiljano Shullazin dhe rrethin e tyre.

Pjesë nga letra e siguruar nga Report Tv e Luftar Reçit drejtuar Erjon Llapushit

Tani me të drejtë lind pyetje; Po kujt po i bëhet vonë se çfarë shkruan x? Zotëria legen që më ka dërguar letrën do që unë ta ndihmoj t’i gjej ndonjë oficer të lartë policie, që të marra në pyetje me të mirë ose më presion dy djemtë që janë në burgje, Armand Llakën dhe Marjus Tafën. Që t’u ofrojnë status të penduari, sigurim jete atyre dhe familjarëve. Sepse sipas këtij që më ka sjellë letrën, Marjusi dhe Armand Llaka dinë shumë gjëra në detaje. Pra që të dëshmojnë për ngjarje të tjera që t’i marrin në qafë Çapjat me shtet. Kjo është e gjitha. Më ka shkruar se Çapjat janë pa pushtet se janë të PD-së. Dhe tani është koha me i zhduk fare sa të jetë PS-ja në pushtet.

Nëse ke miqësi akoma me ndonjërin nga ata të fisit Çapja lajmëroi, vëri në dijeni se çfarë po përpiqen të bëjnë hasmit e tyre. Personi që mua më ka dërguar letrën mendon se unë kam njohje me koka të mëdha të policisë. Kanë parë e dëgjuar se më kanë ardhur në takim lloji-lloji drejtorësh dhe SHKB dhe mendojnë se unë i kam miq. Nuk e dinë ata se perse më vinin në takim. Atë e di unë dhe Zoti i Madh.

Letrën që ma ka dërguar e kam këtu. Është shkruar me stilolaps të kuq. Nëse ju duhet letra, do ta nxjerrë. Të verifikohet shkrimi a është i personit X apo jam legen dhe gënjej unë. Për ta verifikuar është kollaj. Pasi të mësoni emrin e personit, krijohet mundësia që ai të shkruajë një letër të thjeshtë që të bjerë në dorën tuaj. Është me 4-5 klasë shkollë.

Kaq kisha pak a shumë lidhur me Çapjat. Nëse ke lidhje me to, lajmëroi se çfarë po përpiqen të bëjnë hasmit e tyre. Duna t’i sulmojnë me shtet dhe me burgje. Për t’i sqaruar gjërat më mirë do të ishte t’më vije në takim ti me ndonjë të afërt tjetër të besuar të Çapjave, por me kusht që të mos kishte mbiemrin Çapja se bëhet bujë e madhe dhe dalim zbuluar.

Personi që më ka sjellë letrën më ka shkruar që a kam ndonjë mik që është shef komisariati apo policie, shef rendi në Pogradec. Më pyet nëse unë kam ndonjë mik të rëndësishëm në Pogradec (polici), që pasi të vitet Erjon Llapushi, a ka mundësi miku jot që të mos e gjurmojë vrasësin dhe të bëjë sikur po e gjurmon me polici. Dhe më ka shkruar shumë premtime. Pret përgjigje nga unë. Unë të kam vëlla…. Nëse do të mësosh më shumë gjëra, hajde më tako. Por, duhet me marrë një letër sikur më ke kushëri. Në telefon nuk bën asnjë muhabet me hap apo me diskutu. Prandaj nëse do të flasim ndonjëherë në telefon, asgjë lidhur me këto gjëra. Pra, siç e shikon ata kanë gjetur vrasës ndaj teje, por duan t’i kenë rrugët e hapura që të largohet vrasësi dhe të mos kapet. Kurrë mos ndodhtë ndaj teje kjo.

Erjon Llapushi në këto faqe letre po të shkruar si burrat ca fjalë e halle që kam. Jam në vitin 11 të burgut. Ekonomia është çelësi i çdo gjëje. 11 vjet të lodhin. Edhe 4 vjet më bie që të bëj. Mua më ke respektuar dhe unë të kam shok e mik. Ti mendo si të duash vetëm se po të betohem në Zot, e shpirtin dhe gjakun e vëllait, se për asgjë s’të gënjej.

Erjon, po ke mundësi, po të duash, mi ndihmo fëmijët me 1 milion e 300 mijë lekë. Fëmijët u bënë vite që i kam mbyllur në një shtëpi me qira në… Kanë 6 muaj pa paguar qiranë. Erjon nëse ke mundësi dhe ndërmend për t’i ndihmuar fëmijët e mi, ndihmoi menjëherë. Merr këtë numër në telefon… Bëma këtë nder dhe shiko se çfarë bëj unë për ty dhe pse jam këtu ku jam. Ose të paktën sa të kesh mundësi 700-800 mijë po munde jepi”

Posti Mëparshëm

Kërcënimi tjetër nga Rusia për Britaninë/ Mediat, thirrje Putinit: Fshije nga dheu me armë bërthamore

Posti tjetër

Rusia ndërpreu gazin/ Kryeministri polak i vendosur: S’do të paguajmë me rubla

Të Ngjashme

Bota vajton për nxënësit e vrarë në shkollën e Teksasit/ Prindërit i japin lamtumirën e fundit fëmijëve
Kryesore

Bota vajton për nxënësit e vrarë në shkollën e Teksasit/ Prindërit i japin lamtumirën e fundit fëmijëve

25 Maj 2022, 19:01
Rrugët e Tiranës “fushëbetejë”/ Policia bën bilancin pas përplasjes së huliganëve: 10 efektivë të plagosur, 60 të shoqëruar
Kryesore

Marramendëse/ Ja sa miliona euro pritet të fitohen nga ndeshja dhe cilat biznese do të përfitojnë prej saj

25 Maj 2022, 17:17
Jo vetëm nga Elbasani, por edhe nga Shkodra/ Dhjetëra efektivë policie sillen nga rrethet. Blindohet ‘Air Albania’
Shqipëri

Jo vetëm nga Elbasani, por edhe nga Shkodra/ Dhjetëra efektivë policie sillen nga rrethet. Blindohet ‘Air Albania’

25 Maj 2022, 16:59
Posti tjetër
Rusia ndërpreu gazin/ Kryeministri polak i vendosur: S’do të paguajmë me rubla

Rusia ndërpreu gazin/ Kryeministri polak i vendosur: S’do të paguajmë me rubla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Cilat janë kushtet e Erdogan për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO?

“Përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku jeni?” Pyetja e famshme që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë dikë

“Burri nuk e ka për borxh të pyesë bashkëshorten e parë, për të marrë grua të dytë”- Habit Hoxha shqiptar me deklaratën: S’ka të drejtë ndahet! Ja kushtet që duhet tu plotësojë ai

Pentagoni: UFO-t kanë pasur kontakte seksuale me ‘dëshmitarë’ dhe kanë lënë gra shtatzënë

“Strofulla” në Fier u zbulua pas “Far West-it” në Elbasan/ Ja si ra policia në gjurmët e killerit Dumani

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr