30 vjeçari nga Ferizaj, Qëndrim Januzi, dyshohet se ka vrarë mbrëmë një person po ashtu 30 vjeçar të quajtur Gazmend Hyseni në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj rreth orës 00:53.
Motivet e krimit janë ende mister, por mediat lokale kanë publikuar pamje nga ngjarja e rëndë ku shihet autori i dyshuar me armë në dorë teksa rri sipër trupit 30-vjeçarit pasi e qëlloi me armë.

Januzi është vëllai i reperit Betim Janusi, i njohur ndryshe edhe si “Buta”, raporton Gazeta Express.
Sipas policisë i dyshuari për vrasjen është plagosur nga zyrtarët policorë pasi me pistoletën e tij iu është kthyer policëve që kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe ka refuzuar urdhrat.
I dyshuari është dërguar menjëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe më pas për tretman në QKUK. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Vëllai i këngëtarit Buta dyshohet se e vrau mbrëmë shokun e tij me iniciale G.H pic.twitter.com/fSiuVb94HP
— Nacionale (@Nacionaleks) May 28, 2022