Kalimi i vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për prokurorin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, Florian Bonjaku është pritur si një lajm feste. Në momentin që ai ka marrë vesh se do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, shkoi dhe i dhuroi puthje e përqafime bashkëshortes së tij, e cila gjithashtu ndodhej në sallë.
Ata kanë injoruar prezencën e kamerave duke shkëmbyer edhe një puthje në buzë në ambientet e institucionit.
Bonjaku iu nënshtrua rivlerësimit në të tri kriteret nga një trupë e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Valbona Sabxhaktarin. Gjatë seancës dëgjimore në 20 prill u konstatua një kontratë fiktive me vjehrrin dhe transaksionet në shitjen dhe blerjen e dy apartamenteve. Por Bonjaku kundërshtoi gjetjet dhe këmbënguli të konfirmohej në detyrë, gjë që iu pranua.


