Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbajtur fjalimin e saj të parë publik këtë vit, duke thyer heshtjen e saj për pushtimin rus të Ukrainës.
Merkel, e cila dha dorëheqjen në fund të vitit 2021, mbështeti punën e qeverisë gjermane, Bashkimit Evropian, SHBA-së, NATO-s si dhe aktorëve të tjerë që synonin t’i jepnin “fund kësaj lufte barbare”.
“Solidariteti im shkon për Ukrainën, e sulmuar dhe pushtuar nga Rusia, dhe për të mbështetur të drejtën e saj për vetëmbrojtje”, tha Merkel.
Kujtojmë se Merkel është kritikuar vazhdimisht për përpjekjen për t’u angazhuar me Vladimir Putinin gjatë periudhës së saj 16-vjeçare në detyrë, veçanërisht për pranimin e gazsjellësit Nord Stream 2. Projekti i tubacionit u pezullua përfundimisht nga pasardhësi i saj Olaf Scholz, dy ditë para pushtimit rus.