Prezenca e Megi Pojanit në emisionin “Goca dhe Gra” ishte një moment i shumëpritur nga audienca për shkak të përballjes me Dalina Buzin.
Dikur një dyshe shumë e fortë profesionale, marrëdhënia midis tyre u “kris” disa kohë më parë dhe shkak për këtë ishte “puna”. Gjatë këtij emisioni sigurisht iu kushtua një vëmendje e veçantë raportit të tyre.
Megi i bëri follow Dalinës në instagram dhe anasjelltas, madje pati edhe një përqafim “pajtimi” midis tyre. Në këtë moment situata u “ekzagjerua” dhe publiku ka duartrokitur dhe brohoritur puthje, puthje.
Epike ka qenë ndërhyrja e Armina Mevlanit, bashkëmoderatore e “Goca dhe Gra” e cila e lidhi këtë situatë me “puthjen e famshme” të Borës dhe Donaldit.
“Nuk janë Bora dhe Donaldi këto,”- dëgjohet të thotë blogerja.
Ndërsa ju kujtojmë që më herët gjatë emisionit Dalina u shpreh se e gjithë mosmarrëveshja ishte nën kontekstin e punës, dhe asgjë personale mes tyre.
“Ishin 5 vajza në serial, ngelën dy deri pa u bërë. Ajo u ndalua aty, ndërpremë marrëdhëniet me të pesta vajzat, ishte shokuese për ndjekësit. Nuk folëm. Që atëherë nuk komunikuam më. Ishte një gjë private biznesi kompanie, ishte një gjë teknike dhe nuk i takojnë fare t’i dijnë njerëzit. Kjo ishte domethënë”,- sqaroi Buzi.