Besimtarët myslimanë në Elbasan pas 55 vitesh falën sërish Kurban Bajramin këtë të shtunë në xhaminë e rindërtuar në qendër të qytetit, atë të Ballies. Xhamia ishte shembur në vitin 1967. Rreth 4 .000 besimtarë nga Elbasani, por jo vetëm kanë kryer ritin e faljes në ditën e shenjtë të Kurban Bajramit në Xhaminë le rindërtuar në vendin e saj shumë shekullor.
Pikërisht me fotot nga kjo xhami ka uruar festën edhe Kryeministri Rama.
“GËZUAR KURBAN BAJRAMIN
me faljen e besimtarëve për herë të parë në Xhaminë e re të Ballies në Elbasan”, shkruan Rama.