Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka shpjeguar deklaratën e fundit të bërë nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i cili tha se Rusia nuk ka filluar ende në Ukrainë.
Peskov kujtoi se potencialet nuk mund të krahasohen mes dy vendeve.
Ai tha se potenciali i Rusisë “është aq i madh sa që tani vetëm një pjesë e vogël e saj është përfshirë në “operacionin special” në Ukrainë”.
“Jo, këtë herë nuk do t’ju drejtoj në Ministrinë e Mbrojtjes. Këto janë me të vërtetë fjalët e kreut të shtetit.
Por kreu i shtetit po reagonte ndaj deklaratave të dëgjuara nga vendet perëndimore, nga Kievi, qe thone se Kievi do të marshojë drejt fitores në fushën e betejës”, tha Peskov, transmeton RIA Novosti.
Sakaq, ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se forcat ruse shkatërruan dy sisteme raketore Harpoon të dorëzuara në Ukrainë nga Britania e Madhe.
Deklarata tha se sistemet raketore u shkatërruan në rajonin e Ukrainës Odesa, sipas Reuters.
Sipas agjencisë britanike, sistemet raketore Harpoon janë projektuar në SHBA.