NASA ka filluar të shpërndajë foto të tjera nga ato të shkrepura nga teleskopi gjigant “James Webb”. Një ditë më parë, NASA publikoi vetëm një foto të universit se si dukej ai miliarda vite më parë, ndërkohë që sot kanë dalë edhe foto të tjera.
NASA nxorri sëfundmi një foto nga një planet gjigant të quajtur “WASP-96b”, i cili është 1 150 vite dritë larg nga toka. Nga fotot u zbulua se nga ai planet kishte avullim uji duke bërë që NASA të besojë se në atë zonë mund të ketë planete që ka jetë.
Planeti në fjalë, tepër i madh, gati sa Jupiteri, është jashtë sistemit tonë diellor dhe teknologjia e avancuar e teleskopit në fjalë ka arritur që të identifikojë me shumë saktësi llojin e molekulave të atmosferën e tij, raporton abcnews.al.
Shkencëtarët shpegojnë se në fakt, ato që ka publikuar NASA nuk janë foto, por një spektër, është një hedhje drite mbi ngjyrat, përmes të cilës më pas përfitohen cilësitë e materialit, çfarë është duke ndodhur aty, shpejtësia e lëvizjes nëse po lëviz, nxehtësia, etj.
Sipas NASA-s, planeti WASP-96b nuk është i përshtatshëm për zhvillimin e jetës pasi është shumë pranë yllit që formon sistemin planetar, megjithatë shkencëtarët besojnë se vetitë e tij mund të jenë një shenjë që në zonën përreth mund të ketë planete të tjerë të ngjashëm me tokën.