Ish presidenti Ilir Meta deklaroi se nuk ishte nëgarë as me Berishën dhe as me ish kryedemokratin, Lulzim Basha të cilin e etiketoi si “Lulushi”. Ndërsa shtoi se e vetmja gjë që kërkonte ishte vendosja e ligjit për referendum.
Ish presidenti, Ilir Meta: Nuk jam në garë as me Berishën as me Lulushin. Kam që në 2 mars që pres të bashkohemi dhe të bëjmë përpara për popullin shqiptar.
I duartrokas primaret që ka sjellë Berisha por referendumi tani është vetë Shqipëria sepse është vënë në diskutim ekzistenca e të ardhmes së këtij vendi.
Kam një pushtet të jashtëzakonshëm, e kam të vështirë të dal në rrugë sepse mbes me orë të tëra në takime me njerëzit. Unë ua kam lënë të gjitha të tjerëve, unë dua vetëm referendum.