Një fletë-thirrje për në gjyq për më datën 6 shtator 2022 duket se ka nxehur gjakrat e Arsen Muskurtit, i cili ka marrë armën gjatë orëve të drekës dhe është drejtuar për në ambientet e agjencisë ku punonte vëllai dhe kunata e tij, e duke i vrarë që të dy me tepër gjakftohtësi.
Panorama bën me dije se Arsen Muskurti është nisur për të kryer krimin pasi i ka ardhur një thirrje për në gjyq, sepse vëllai i tij Dritan Muskurti e kishte kallëzuar dhe kerkonte urdher-mbrojtje ndaj tij!
Siç mëson Panorama, autori i dyshuar, në dëshminë e tij ka treguar para policisë se ai vetë kishte shume kohe qe kerkonte urdhermbrojtje nga vellai dhe kunata por gjykata e kishte rrezuar nje vit me pare kerkesen e tij!
Prej asaj kohe palët kishin vazhduar denigrimin neper rrjete sociale!
Mësohet se Arsen Muskurti nuk ka shfaqur asnjë lloj pendese për krimin që ka kryer.
Ai pretendon se ka qene i perndjekur prej vellait dhe kunates te cilet i kane nderhyre edhe ne marredheniet e tij familjare dhe te punes!