Gjykata Kushtetuese ka publikuar këtë të enjte, pyetjet me të cilat do t’i drejtohet Komisionit të Venecias lidhur me procesin gjyqësor të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Pyetja nr. 1/ A mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?
Pyetja nr. 2 / Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?
Pyetja nr. 3/ Në një situatë të një klime pasigurie juridike, a ka cenuar sjella e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?
Më datë 23 qershor të këtij viti, Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e gjykimit të 30 qershorit lidhur me kushtetueshmërinë e procesit zgjedhor. Secila nga palët e përfshira në këtë çështje ka të drejtë të paraqesë pyetjet e saj.
Në një sqarim të bërë nga GJK, thuhet se iu drejtuan Komisionit të Venecias pasi ekziston shqetësimi në lidhje me keqinterpretimin apo keqinformonin në lidhje me këtë vendimmarrje.
Sipas këtij institucioni, çështja mbi procesin zgjedhor të datës 30.06.2019 është e një natyre unike dhe këshillimi me organe të specializuara, siç është Komisioni i Venecias u konsiderua i nevojshëm nga kjo Gjykatë.