Shfaqja e variantit Delta ka bërë që të rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid në Greqi.
Në raportin e fundit të ministrisë së Shëndetësisë mësohet se nga 101 661 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 3 605 raste të reja dhe kanë humbur jetën 20 pacientë.
Sipas të dhënave vijojnë të jenë në gjendje të rëndë në intubim 240 pacientë kryesit mbi 70 vjeç.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Greqi ka shkuar në 528 474 qytetarë, mes të cilëve 13 158 kanë humbur jetën.
Ndërkohë qeveria greke ka lajmëruar se nuk do të ketë asnjë ‘shtrëngim’ të masave për shkak të rasteve të reja me Covid-19 pasi sipas kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, nuk do të ‘paguajnë’ të vaksinuarit për personat e pavaksinuar.
Mediat greke raportojnë se në një intervistë Mitsotakis ka thënë se nuk ka ndërmend të bllokojë ekonominë për shkak të personave të pavaksinuar. Përgjigjia për shtimin e rasteve është vetëm vaksinimi dhe jo bllokimi. Qeveria greke ka marrë masa për mësuesit e pavaksinuar dhe të gjithë punonjësit e sektorit publik ku ata duhet që të kryejnë dy teste PCR në javë me shpenzimet e tyre nëse nuk vaksinohen.
“Të vaksinuarit nuk do të paguajnë për ato pak të pavaksinuar. Ekonomia do të funksionojë, shoqëria do të mbetet e hapur dhe përgjigja për problemin e mutacionit D nuk është bllokimi, është vaksinimi dhe mbrojtja bazë dhe sensi i shëndoshë.”